Stresi mban kudo me vete Brilant Martinajn, bën gjestin prekës për mikun e ndjerë

Më 17 korrik në mbikalimin e Fushë-Krujës, një atentat me armë zjarri mori jetën e Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës. Të rinjtë me të shkuar kriminale u eliminuan nga 4 persona të cilët enden të lirë pa u ndëshkuar për krimin.

Vdekja e 3 të rinjve preku jo pak opinionin publik, ndërsa Brilant Martinaj njihej si mik i shumë prej personazheve VIP. Ngushëllime për ndarjen nga jeta të Brilantit, dhanë shumë artistë të estradës shqiptare, përfshirë këtu edhe Stresin.

Përveç se anuloi koncertet e tij në nder të Brilantit dhe ikjes së tij parakohe nga kjo jetë, Stresi ka gdhendur në kasën e telefonit një foto ku shfaqet krah për krah me shokun e ndjerë. Përmes këtij gjesti emocionues, ai ka treguar se e ka gjithmonë pranë vetes mikun e zemrës. Ky detaj është vënë re gjatë një “live” të Cllevios, në të cilin shfaqej edhe Stresi me celularin e tij në duar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *