Beyonce ka shënuar histori të suksesshme në Shtetet e Bashkuara. Ajo është bërë gruaja e parë me ngjyrë që ka albumin numër 1 në top listat e shteteve amerikane.
Albumi i saj i ri ‘Cowboy Carter’ debuton në numrin një këtë javë dhe gjithashtu kryeson Billboard 200, ka njoftuar Billboard, transmeton Indeksonline.
Me 407,000 albume të shitura, Cowboy Carter gjithashtu regjistron shifrat më të mira javore të vitit.
Për Beyonce-n, Cowboy Carter është albumi i saj i tetë nr. 1 në Billboard 200, duke e bërë atë femren e katërt me më së shumti listë.
Vetëm Taylor Swift (13), Barbra Streisand (11) dhe Madonna (9) përfunduan në numrin 1 më shpesh.
Cowboy Carter gjithashtu arriti numrin 1 në shumë vende të tjera, duke përfshirë Holandën, fundjavën e kaluar.