Aksident trafiku në Gjakovë, shoferët e dehur bëhen ‘kërrsh’, ka të lënduar

Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur një aksident trafiku në Gjakovë, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Sinjali mëson se deri te ndeshja erdhi pasi shoferi që dyshohet që shkaktoi aksidentin me veturë në targa të Shqipërisë, në gjendje të dehur ka dalë në shiritin e kundërt të rrugës, ku ka goditur një veturë të cilën po ashtu po e drejtonte një person nën ndikimin e alkoolit.

Për shkak të lëndimeve të marra tre persona janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës ‘Isa Grezda’, ku njëri nga ta është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Ndërsa shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet për kryerjen e veprave ‘Aksident trafiku me lëndime të lehta’ dhe ‘Vozitje nën ndikim të alkoolit’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *