Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është transformuar tërësisht në prapaskenat e albumit të saj të tretë “Radical Optimism”.
Në një videomontazh të publikuar në Instagram nga vetë artisja 28-vjeçare, shihet duke pozuar për fotografi në përgatitje për projektin e saj të fundit, por pa vetulla.
“Momentet e albumit”, ka shkruar ajo krah videos.
Siç raportohet vetullat e Lipës thjesht janë zbardhur, megjithatë efekti është shumë i ndryshëm nga pamja e saj e zakonshme.
Me pamjen e saj të fundit, Lipa i bashkohet radhës së të famshmëve që kanë përqafuar trendin e vetullave të zbardhura. Kylie Jenner, Kim Kardashian, Jonathan Van Ness dhe Julia Fox e kanë provuar këtë stil. Vetullat e zbardhura janë shfaqur edhe në pista si trend mes modeleve e edhe të ftuarve në Javën e Modës në Paris në 2022.