Më 9 mars të këtij viti në Gjermani u vra boksieri shqiptar nga Mitrovica Besar Nimani.
Momentin kur ndodhi rasti ai ishte duke dalë nga një restorant.
Vdekja e tij ishte konstatuar në vendngjarje.
I njëjti kishte pasur probleme me njërin prej personave të akuzuar edhe në vitin 2021.
Vëllau i tij, Berat Nimani, në një rrëfim për Insajderin ka thënë gjakun e vëllaut të tij nuk do ta falë.
“Sot e 700 vjetë gjaku i vëllaut tim nuk shkon humbës, veq vonim se pshtim nuk ka”, u shpreh ai.
Më tutje ai ka thënë se vëllau i tij nuk ka pasur asnjëherë probleme me shqiptarë.