Një ngjarje është shënuar ditën e sotme në kryeqytet. Sipas informacioneve, një 42-vjeçar ka goditur me shufër metalike një të mitur.
Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Tiranë.
Sipas informacioneve, një 42-vjeçar ka goditur me shufër metalike një të mitur.
Burri është duke u ndjekur penalisht për veprën e kryer, teksa mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë 42-vjeçarin me inicialet E.Z ta bëjë këtë gjë, por arsyet duket se janë shkak i një sherri momental.
Materialet hetimore për E.Z kanë kaluar në prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.