Policia jep detaje për zjarrin në Gërlicë të Epërme

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ekipet e saj, së bashku me ato të zjarrfikësve janë në fshatin Gërlicë e Epërme, ku një zonë malore është përfshirë nga zjarri.

“Rreth orës 19:35 kemi pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë e Epërme, tek  lagjja “Prushaj” në Kaçanik,  një zonë malore është përfshirë nga zjarri. Janë njoftuar brigada e zjarrfikësve të Kaçanikut, të cilët menjehërë kanë dalê në vendin e ngjarjes në përpjekje për ta shuar zjarrin, ndërsa edhe ekipe të policisë janë atje. Për informata tjera do të njoftoheni më pas” ka bërë të ditur për rtk-në, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Zjarr në malet e fshatit Gerlicë e Epërme

Një zjarr ka përfshirë pjesën malore të fshatit Gerlicë e Epërme, e cila ndodhet në rrugën Ferizaj-Brezovicë.

Kujtojmë se me ngritje të temperaturave në Kosovë shfaqet problemi me zjarret,  sidomos në vendet malore dhe fushore.   Nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave është deklaruar se shpeshherë zjarret janë shkaktuar nga djegie të arave pas korrjes së të mbjellave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *