Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka prezantuar projektin e ri të rrugës nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri tek rrethi i madh për Fushë Kosovë.
Zogaj njoftoi se këtë vit, kjo rrugë do të hapet për qarkullim.
“Kjo është rruga nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri tek rrethi i madh për Fushë Kosovë! Kjo rrugë e cila do të hapet për qarkullim këtë vit, do të liroj në masë të madhe trafikun në rrugën ‘Tirana’, por edhe në të gjithë qytetin”, ka shkruar ai në një postim.