Ky është 23-vjeçari që dëmtoi ulëset e fushës sportive në Lipjan, urdhërohet ndalimi i tij

Pas publikimit të pamjeve ku shihej një person duke dëmtuar ulëset në fushën e sportit në Shkollën Fillore “Ernest Koliqi” në fshatin Gadime e Ulët në Lipjan, Policia është aktivizuar dhe ka arrestuar personin e dyshuar. I njëjti ka përfunduar në ndalim policor.

Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për A.Krenzi, 23-vjeçar, i cili është arrestuar të premten pasdite.

I riu është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku e ka pranuar veprën që ka kryer dhe ka deklaruar se e ka bërë në bashkëveprim me disa persona të tjerë, të mitur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Ndryshe, rasti u bë i ditur dje nga Komuna e Lipjanit, që publikoi edhe pamje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *