Pejani u hyn dajak gruas e vajzës së mitur, por e pëson keq

Çdo ditë raportohen raste të dhunës në familje, ku zakonisht viktima janë gratë dhe vajzat.

E një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në fshatin Raushiq të Pejës, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja e cila ka thënë se ajo dhe vajza e saj janë rrahur nga bashkëshorti/babai pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Si pasojë e dhunës që të dyja kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Pejë, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia.

43-vjeçari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *