Në Sevilla, Ath Bilbao dhe Mallorca do të dikutojnë trofeun e parë sezonal në Spanjë, me të dyja skuadrat që do të vendosen përballë, për herë të parë në histori në finalen e Copa del Rey.
Një ndeshje vërtet interesante, me baskët të cilët do të luajnë finalen numër 40 në histori, dy më pak se Barcelona, teksa skuadra e Valverde-s rikthehet në finale pas sezonit 2020-2021.
Në krahun tjetër, Mallorca rikthehet në finale pas shumë vitesh pritje, pas më shumë se dy dekadash, pas sezonit 2002-2003 që në fakt mbart shumë kujtime të bukura pasi është suksesi i vetëm në Copa del Rey ndaj Recrativo Huelva, ndërsa kjo do të jetë finalja e katërt në histori.
Bilbao niset si favorite, me ekipin bask që këtë trofe e ka fituar plot 23 herë, teksa vetëm Barcelona ka bërë më mirë, me 31 herë.
Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën në mbrëmje dhe nis nga ora 22:00.