Ish-drejtori i Barcelonës zbulon se kishin mundësinë të nënshkruanin me Mbappen gjatë vitit 2017

Kylian Mbappe aktualisht është nja prej futbollistëve më të mirë në botë.

Sulmuesi francez ka qenë lider i PSG-së në vitet e fundit, derisa ka njoftuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Por ish-drejtori i Barcelonës, Javier Bordas, ka zbuluar se Kylian Mbappe mund t’i ishte bashkuar klubit katalanas në vitin 2017, në kohën kur Neymar u largua në drejtim të PSG-së.

Bordas pretendon se ai ndërhyri në përpjekje për të krijuar një lëvizje për Mbappe, i cili sapo kishte fituar titullin e Ligue 1 me AS Monaco në atë kohë.

Ish-drejtori deklaroi se kishte folur me babain e francezit për një transferim dhe se mund të kishte ndodhur në vitin 2017.

Megjithatë, Blaugranët vendosën të shkonin në një drejtim tjetër dhe në vend të kësaj sollën Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund, duke e marrë atë për një tarifë prej 135 milionë euro, përfshirë shtesat.

“Nëse unë do të kisha qenë në krye, Mbappe do të kishte luajtur për Barcën . Kur ata paguan 222 milionë euro për Neymar, ne kishim para për ta nënshkruar. Por menaxhmenti preferoi Dembelen. Unë shkova për Mbappe, fola me babanë e tij, ai do të kishte ardhur te Barça . Për një moment mendova se në datën 30 e kishim atë.” tha Bordas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *