Rreziku nga pickimi i rriqrave pas rritjes së temperaturave, IKSHP del me rekomandime për qytetarët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë më disa rekomandime për qytetarët, pasi që tash me rritjen e temperaturave, rritet edhe mundësia e pickimit nga rriqrat që janë bartëse të virusit që i shkakton Ethet Hemorragjike, raporton Express.

Në njoftimin e IKSHP’së thuhet se nga viti 2013 nuk është shënuar asnjë rast fatal, pasi janë realizuar me sukses masat profilaktike dhe kundërepidemike, derisa thuhet se laboratoret e IKSHPK-së janë të përgatitura dhe të gatshme për diagnostikimin e të gjitha rasteve të dyshimta në EHKK.

‘Edhe pse rreziku nga ethet hemorragjike është më i vogël se vitet e kaluara, qytetarëve u bëhet thirrje që të kenë kujdes nga pickimet e rriqrave, sidomos në zonat Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe Klinë, por edhe në zonat e tjera, pasi që temperaturat kanë filluar të ngriten dhe rriqrat dalin në sipërfaqe të tokës”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *