Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e ka vendosur në foltoren e Kuvendit një fotografi të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe anëtares së Kryesisë së LVV-së, Dejona Mihali me logon e shtëpisë botuese “Albas” në mes.
Sipas Kastratit, kjo shtëpi botuese ka përfituar miliona euro nga Ministria e Arsimit përmes subvencionimit të teksteve shkollore.
“Ky skenar ashiqare është i organizuar. Ka erë të madhe të korrupsionit që shkon në organizime të krimit të organizuar”, tha Kastrati.
Deputeti tha se krejt ky “kaos” u bë “për me ia çelë rrugën hajnisë me Albasin”.
“Pse me Albasin? Sepse kjo këndej në të djathtë ka lidhje me Albasin (bën me gisht nga Mihali). Dhe kjo është ajo që ju dirigjon”, tha Kastrati.
“Sa pare i keni vjedhë? Sa miliona i keni vjedhë përmes Albasit”, pyeti Kastrati. “Është mirë që me qeto pare – nëse kurrgjë tjetër s’keni bë – ta bleni kah një pasqyrë të madhe e me e këqyrë pak fytyrën e hajnisë”.