Sara Hoxha së shpejti pjesë e një projekti televiziv?

Siç duket blogeren Sara Hoxha do ta shohim së shpejti në ekranin e Top Channel.

Ajo e bëri të ditur vetë këtë në një intervistë ekskluzive për “Goca dhe Gra”.

Sara tha se ende nuk është e sigurt, por është në diskutime për një projekt.

Blogerja tha se nëse projekti do të bëhet, do të jetë diçka e lezetshme, por jo Big Brother.

“Jemi në diskutime për një projekt dhe ka mundësi të bëhemi shumë shpejt komshie por nuk është shumë e sigurt.

Nuk kam akoma informacione të të jap, por nëse do bëhet, do jetë diçka e këndshme, Jo Big Brother se nuk e lë dot vetëm Poem tre muaj, nuk i dihet akoma…”, tha Sara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *