Lëvizja Feministe Studentore bashkë me disa studente aktiviste, kanë protestuar sërish të mërkurën me kërkesën për përjashtim të profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi. Protesta është paralajmëruar se do të zgjasë tetë orë dhe po mbahet para rektoratit të Universitetit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
“Jashtë Xhevat Krasniqi”, “ngacmimi seksual është krim”, “mos e normalizoni ngacmimin seksual” e “nuk durojmë ma”, janë disa nga mbishkrimet që janë vendosur para derës së ndërtesës së rektoratit.
Protestë ndaj profesorit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës (UP) është mbajtur edhe javën e kaluar. Aty është bërë thirrje që Krasniqi të përjashtohet nga roli i profesorit dhe UP-ja të distancohet.