Plagoset një fëmijë kosovar në sulmin në një shkollë në Finlandë

Tre fëmijë janë plagosur në një shkollë të martën në Finlandë.

Reuters raporton se njëri prej fëmijëve tashmë ka vdekur.

Ndërsa, disa shqiptarë nga Finlanda kanë konfirmuar se ndër të plagosurit është edhe një fëmijë me prejardhje nga Kosova.

“Sipas informacioneve të deritanishme, njëri prej të plagosurve në incidentin e të shtënave në shkollën Viertola është nga Kosova. Shpresojmë për një shërim të shpejtë dhe shpresojmë që të mos ketë më raste të tilla”, ka shkruar një shqiptar i cili jeton dhe vepron në Finlandë.

Lidhur me rastin është arrestuar një 12 vjeçar në cilësinë e të dyshuarit.

Sulmi ndodhi në shkollën fillore “Viertola” në Vanta, një rrethinë e kryeqytetit Helsinki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *