Vetura del jashtë rrugës afër Shtërpcës, ka të lënduar…

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00, në fshatin Firaj të Shtërpcës.

‘’I dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë duke drejtuar automjetin nga pakujdesi ka humbur kontrollin dhe ka përfundua jashtë rruge’’, thuhet në njoftimin e policisë.

Dy prej të lënduarve janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Ferizajt ndërsa tjetri në QKUK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *