E rëndë: I riu nga Juniku vdes në aksidentin e frikshëm në Itali

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Itali, ku ka humbur jetën tragjikisht një kosovar. I riu që dyshohet se u vetaksidentua nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe për pasojë ka vdekur.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se viktima është Hysni Qestaj, 40-vjeçar, me prejardhje nga Komuna e Junikut.

I ndjeri jetonte në Itali qe një kohë të gjatë bashkë me familjen e tij.

Akoma nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *