As Neymar e as Depay, mësohet se kush pagoi 1 milion euro për lirimin e Alvesit

Në fillim të kësaj jave, Dani Alves u lirua nga burgu për herë të parë pas më shumë se 14 muajve.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Sevillas kishte qenë pas hekurave që kur u akuzua për sulm seksual – për të cilin më vonë u dënua, por që pastaj apeloi – në janar të vitit 2023, por pasi u pagua garancia e lirmit me kusht, ai tani është liruar përkohësisht.

Kërkesa për lirim me kusht të Alvesit u pranua javën e kaluar, por ajo mbeti e papaguar për disa ditë. Vet lojtari nuk mund të ofrohej të paguante pasi iu mohua aksesi në pasurinë e tij, por megjithatë, 1 milion euro u dërguan në Gjykatën e Barcelonës, gjë që lehtësoi lirimin e tij.

Sipas “Fiesta”, burimi i asaj pagese tani është zbuluar duke raportuar se një revistë e njohur nga Brazili pagoi garancinë për lirimin e ish-reprezentuesit brazilian dhe këtë e bënë në këmbim të një interviste ekskluzive.

“Revista, e njohur në Brazil, bën raporte të shkëlqyera për njerëz të rëndësishëm në Brazil, por edhe në nivel ndërkombëtar, dhe do ta ketë bërë këtë në këmbim të një interviste që tashmë do të bëhet”, thuhet në raportin e mediumit.

Sipas kushteve të lirimit, Alves – i cili mund të qëndrojë jashtë burgut deri në vitin e ardhshëm – nuk mund të tentojë të arratiset nga Spanja dhe atij i janë marrë pasaportat (spanjolle dhe braziliane).

Tani për tani, ai po jeton në shtëpinë e tij në Barcelonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *