Cllevio ‘nuk po ndalet’, kësaj radhe e rrah me shkelma qenin e tij, e kap dhe e tërheq zvarrë…

Cllevio ishte në krye të mediave rozë për shkak të sherrit me reperin Noizy dhe Stresi.

E gjatë ditës së djeshme nga disa live video që kanë qarkulluar siç duket ai u pajtua me reperin Stresi.

Reperi së fundmi ka publikuar një video tronditëse ku tregon qartë keqtrajtimin pa mëshirë ndaj kafshëve shtëpiake.

Mbrëmë në një video live, pas takimit me Stresin në banesën e tij, Cllevio doli duke ekspozuar bluzën dhuratë nga Noizy duke ironizuar jakën e saj.

I irrituar nga rrëmuja që kishin bërë shokët e tij në shtëpi, Cllevio për një moment të gjithë zemërimin me ta, ia shfryu qenit të tij Pupi i cili ishte duke luajtur me një shishe uji plastike, mirëpo zhurma shqetësoi Kleviolin duke e nxjerrë nga vetja e duke goditur qenin me shklem, duke e kapur për qafe dhe duke e ofenduar.

Ai dëgjohet në video live duke i thënë: “Do të thyej në mes o zhulaq.” Reperi nga pamjet shihet duke e goditur dhe me shkelma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *