Vuçiq: Kurti kërkon ta padisë Serbinë përmes institucioneve të Këshillit të Europës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se kryeministri i Kosovës, Aljbin Kurti po e kërcënon Serbinë me padi për gjenocid pikërisht tani, sepse, sipas tij, dëshiron t’i përdorë institucionet e Këshillit të Europës dhe përmes tyre të ngrisë padi kundër Beogradit.

“Është pjesë e një plani masiv për sulme dhe presion ndaj popullit serb dhe Serbisë. Do të durojmë dhe do të fitojmë”, tha Vuçiq gjatë një vizite në njësitë në aeroportin ushtarak në Batajnicë, raporton Danas.

Ai tha se një sjellje të tillë Kurtit ia ka mundësuar pak ditë më parë raportuesja për Kosovën, Dora Bakoyannis dhe vendet perëndimore duke rekomanduar që Kosova të anëtarësohet në KiE.

Siç tha Vuçiq, Kurti ka pritur deri më tani “ka pritur që një shtet tjetër të ngrisë padi, sepse Kosova nuk mundet, pasi nuk është një vend i njohur ndërkombëtarisht”.

“Dikush tjetër mund ta bëjë këtë në emër të tyre, që është një çështje shumë e vështirë politike”, tha Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *