Një rast i çuditshëm ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prizren.
Sipas raportit të Policisë, një person në Prizren në rrugën Gani Saramati është sulmuar me armë zjarri teksa ishte në veturë nga një i dyshuar nga vetura tjetër.
Nga ajo çka ka deklaruar i dëmtuari në Polici, dyshohet se gjuajtësi ka pasur probleme të mëhershme me ankuesin.
Sipas policisë, dy të dyshuarit që ishin në veturë ishin shtetas të Shqipërisë.
Nuk raportohet për dëme në njerëz, veç për dëme materiale.
“Rr. Gani Saramati, Prizren. 30.03.2024-22:40.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturën e tij, i është afruar një veturë tjetër e cila po ashtu ishte në lëvizje dhe nga e njëjta është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Sipas viktimës, në veturën e dyshuar ishin, dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, ndërsa me njërin prej tyre me herët ka pasur një mosmarrëveshje”, thuhet në njoftim.
“Lidhur me rastin ,është njoftuar prokurori, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar dhe as te dyshuarit nuk janë takuar. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti nen hetime”, përfundon njoftimi i PK’së.