Doli me kolegë në iftar në Pejë, burri nuk e lejon gruan të hyjë në shtëpi

Është arrestuar një burrë në Pejë, i cili dyshohet se nuk e la gruan e tij të hynte në shtëpi, pasi e njëjta kishte dalë më koleg të punës për të ngrënë iftar.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, njofton Klankosova.tv.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte dal me koleg të punës për të ngrënë iftar, kur ishte kthyer në shtëpi, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar nuk e ka lejuar që të hy në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton raporti 24 orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *