Prej disa orësh, Policia e Shtetit të Shqipërisë, në bashkëpunim me Shërbimin e Urgjencës, Forcat e Armatosura dhe Shërbimin e Kërkim Shpëtimit të Republikës së Kosovës u përfshinë në operacionin për shpëtimin e grupit të alpinistëve që kishin mbetur të bllokuar në majën e Jezercës.
Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë operacionit është nxjerrë trupi i pajetë i një alpinisteje, e cila kishte humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes në një zonë me borë.
Ndërkaq, pesë alpinistët kroatë, të asistuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, po kthehen tek e mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi.
“Dy turistë të tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram Currit” bën të ditur MB-ja e Shqipërisë.