Një burrë nga Suhareka ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari, një llop-top, një pushkë gjuetie.
Policia bën të ditur se rasti është në hetime.
“Fsh. Sopijë, Suharekë 29.03.2024 – 18:50. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij prej ku kanë vjedhur stoli ari, një llop-top, një pushkë gjuetie për të cilën ankuesi kishte leje dhe 35 fishekë. Rasti në hetime”, njofton policia.