Rrufeja godet aeroplanin në aeroportin “Adem Jashari”, tmerrohen pasagjerët

Për shkak të motit të keq që ishte ditën e djeshme, aeroplani i kompanisë “GP Aviation” është goditur dje nga rrufeja në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”

Aeroplani po barte pasagjer nga Baseli i Zvicrës për në kryeqytetin Prishtinë.

Gazeta Insajderi ka mësuar se nuk ka pasur dëme në njerëz përjashto dëmet materiale të aeroplanit.

“Pasagjerët janë tmerruar janë frikësuar tej mase por për fat të mirë asnjë nuk është lënduar”, i tha ky burim Insajderit.

Bëhet fjalë për fluturimin e orës 16:30 të pasdites i cili me të arrirë në pistë rreth orës 18:20 u goditë nga rrufeja.

Kjo kompani për shkak prishjes së aeroplanit nga rrufeja ka anuluar fluturimin për Nuremberg të Gjermanisë.

Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *