Në një nga koncertet e këngëtarit Butrint Imeri disa persona u përleshën me njëri-tjetrin.
Kjo ka bërë që edhe vetë Butrinti të ndalonte këngën dhe të kërkonte nga publiku që të mos i shikojnë ata por të vazhdojnë të argëtohen.
“Mos i këqyrni katundarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”, dëgjohet të thotë Butrinti në një video që u bë virale në TikTok.
Butrinti së fundmi ka bërë një reagim përmes një postimi në Instagram.
Imeri tha se i vjen keq që ka përdorur termin ‘katundar’ dhe u ka kërkuar falje personave që janë ndjerë të ofenduar nga kjo shprehje.