Një ngjarje aspak normale është filmuar nga qytetarët sot në Fushë-Krujë.
Një burrë ka dhunuar një grua në rrugë dhe më pas e ka marrë zvarrë mbi një karrocë të sajuar.
Sipas pamjeve filmike të dërguara në redaksinë e Joq Albania, në një moment dallohet burri i cili e godet gruan në kokë.
Nuk dihet se cila është lidhja mes tyre, por përshtypje bën fakti që askush nuk ndaloi për të ndërhyrë.