Mitrovicë: 13-vjeçarja dyshohet se u sulmua seksualisht nga një 19-vjeçar

Një 19-vjeçar po dyshohet për veprën penale “sulm seksual”, andaj Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i riu po dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur, të moshës 13-vjeçare. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, kur i dyshuari e kishte marrë vajzën me dëshirën e saj dhe e kishte dërguar në shtëpinë e tij.

Pasi Policia dhe Prokuroria janë vënë në dijeni për rastin, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa fëmija është dërguar për ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Sinjali mëson se 19-vjeçari është liruar, për t’u hetuar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rasti “sulm seksual”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *