Policia del me njoftim pas stuhisë në Ferizaj, jep detaje për dëmet materiale…

Nga Drejtoria e Policisë Rajonale në Ferizaj kanë bërë të ditur se janë lëshuar për qarkullim dy rrugë të cilat ishin bllokuar si pasojë e rrëzimit të drunjve.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se rruga rajonale Ferizaj-Shtime, hyrja në fshatin Lloshkobarë, si dhe rruga “Epopeja e Jezercit”, afër pishinës “Ujëvara”, janë të lira për qarkullim, por se komunikacioni është duke u zhvilluar ngadalë

“Ju njoftojmë se për shkak te reshjeve të shiut , rreth orës 19:00 në rrugën rajonale Ferizaj-Shtime (në hyrje të fshatit Lloshkobarë) është rrezuar një shtylle elektrike dhe një kulm nga llamarina e një objekti, ku është bllokuar rruga si dhe në rrugën ‘Epopeja e Jezercit’ (afër pishinës ‘Ujëvara’ ) janë rrëzuar dy drunj dhe është bllokuar rruga”.

“Është njoftuar Drejtoria e Emergjencave e komunës , KEDS- in dhe zjarrfikësit, ndërsa patrullat policore janë vendosur në këto lokacione për të monitoruar dhe drejtuar komunikacionin për në rrugë tjera/ dytësore. Ndërsa në ora 19:45 janë liruar të dy këto rrugë dhe komunikacioni është duke u zhvilluar ngadalë, për shkak të kolonës se automjeteve. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *