Haradinaj për Qeverinë Kurti: S’ka pasur qeveri më të korruptuar në historinë e Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur edhe në lidhje me kontratat njëburimore.

Ai u shpreh se ky që e quajti fenomen, do të mbetet, siç tha, turpi i kësaj qeverie, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, Haradinaj tha se nuk ka pasur qeveri më të korruptuar në historinë e Kosovës, se kjo qeveri.

“Fenomeni i kontratave njëburimore është turp i pashlyeshëm, kurrë s’do t’i shlyhet kësaj qeverie ky turp, përjetësisht do t’i mbetet në derë, për shkak se nëse janë 240 milionë të dhëna kështu, minimum janë 120 milionë të vjedhura”

“Unë nuk e di që ka pasur qeveri më të korruptuar në historinë e Kosovës, se kjo qeveri”, u shpreh Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *