Një person është goditur nga treni i linjës Prishtinë-Pejë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, transmeton IndeksOnline.
Viktima është një femër e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.
Rasti është konfirmuar nga zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Treni ndodhet ende në vendin e aksidentit ku policia po merret me hetimin e rastit.