Një ekspert ka zbuluar se sa shpesh duhet të bëjnë seks çiftet ndërsa shprehet se statistikat e tij janë të vërtetuara nga shkenca. Jake Maddock, nga Brisbane, thotë se duhet të jeni intimë me partnerin tuaj dy deri në tre herë në javë, sepse ofron përfitime të shëndetit mendor dhe fizik dhe rregullim hormonal.
“Është treguar me studime se është shumë mirë që femrat të përjetojnë orgazëm tri herë në javë. Është mirë për shëndetin e tyre mendor, shëndetin e tyre fizik, është mirë për trupin e tyre”, tha Jake në një video të TikTok. “Është i mirë për rregullimin hormonal të meshkujve, shëndetin mendor, shëndetin fizik.
Ka shumë gjëra të mira që ndodhin. Të bësh seks dy deri në tre herë në javë do t’ju ndihmojë gjithashtu të lidheni shumë mirë me njëri-tjetrin”, shtoi ai. Ai tha se me kalimin e kohës, ndërsa çiftet rehatohen me njëri-tjetrin, ata fillojnë të kenë zakone ‘dembele’ duke mos bërë seks aq shpesh.
“Njerëzit në marrëdhënie afatgjata duket se bëhen dembelë dhe të kryesh marrëdhënie “një herë në javë është mirë”, “një herë në muaj është mirë”, ata thjesht bëhen gjithnjë e më dembelë dhe largohen. Pra, dy deri në tre herë në javë me të vërtetë i mbajnë njerëzit në rrugën e duhur.”, u shpreh ai. /abcnews.al