Pas gati 14 muajsh burg, Dani Alves lirohet nga burgu pasi ka arritur të mbledhë milionat euro të nevojshme për lirimin me kusht. Lajmi është konfirmuar nga Gjykata e Lartë e Katalonjës.
Gjykata e Barcelonës ra dakord për lirimin e tij të përkohshëm të mërkurën, më 20 mars, me një votë kundërshtuese dhe deri këtë të hënë paratë nuk ishin paguar.
Futbollisti është dënuar për sulm seksual me penetrim me katër vjet e gjashtë muaj burg.
Futbollisti më në fund ka mundur të mbledhë shumën pas ditësh intensive negociatash. Fillimisht, të gjithë sytë drejtuan nga familja Neymar , e cila e ndihmoi Dani Alves në fillim të çështjes dhe i dha atij 150 mijë euro , të cilat më pas shërbyen për zbutjen e dënimit.
Llogaritë e tij janë ngrirë dhe ai ka pasur më shumë vështirësi sesa pritej.
Dani Alves , përveç pagesës me kusht prej një milion eurosh, ka dorëzuar edhe dy pasaportat e tij, braziliane dhe spanjolle përmes mbrojtjes së tij, të drejtuar nga avokati Inés Guardiola .
Futbollisti nuk do të mund të largohet nga territori kombëtar. Përveç kësaj, atij i ndalohet t’i afrohet viktimës./