Njofton kryetari i Istogut: Nesër bëhet varrimi i Triumf Feratit

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar se nesër do të varroset vëllai i tij.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjete sociale.

Njoftimi:

Të dashur qytetarë, miq, shokë e dashamirë,

Ju njoftojmë se me rastin e ndarjes nga jeta e të dashurit tonë Triumf Ferati. Presim vizita ngushëllimi sot me datën 25 Mars 2024, duke filluar nga ora 8:00 deri në ora 16:00 në Restaurant Tradita në Gurrakoc.

Ndërsa varrimi i më të dashurit tonë, vëllaut tim Triumfit, bëhet nesër me datë 26 mars 2024 në ora 14:00 në varrezat e fshatit në Gurrakoc.

Përzemërsisht,

Ilir Ferati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *