Një sallë koncertesh jashtë Moskës është bërë cak sulmesh të armatosura të premten mbrëma. Është raportuar për dhjetëra të vdekur e qindra të plagosur.
Sulmet kanë ardhur vetëm disa ditë pasi Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Rusi pati lëshuar një alarm sigurie për shtetasit e saj atje.
Në paralajmërimin e ambasadës ndër tjerash thuhej se po “monitoron raporte se ekstremistë kanë plane në të ardhme të afërt të shënjestrojnë tubime të mëdha në Moskë, përfshirë koncerte”, raporoti Guardian.
SHBA-ja i pati këshilluar qytetarët e saj në Moskë që t’i shmangin tubimet, të përcjellin mediat për njoftime dhe të jenë të vetëdijshëm ku qëndrojnë.