Muriqi për miqësoren ndaj Armenisë: Duam të adaptohemi dhe të mësohemi me fitore

Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, në një konferencë për shtyp para miqësores ndaj Armenisë ka deklaruar se janë favoritë.

Muriqi, mes tjerash theksoi se fitorja do t’u bëjë dobi për t’u përgatitur për ndeshjet e tjera.

“Jemi përgatitur mirë edhe fizikisht edhe mentalisht edhe pse është një ndeshje miqësore, për ne është me rëndësi me fitu ndeshjen, sepse duam të adaptohemi dhe të mësohemi me fitore”, u shpreh Muriqi.

“Për mua normal, jemi favoritë ne, edhe pse lojtarët individualisht edhe fizikisht siç e kemi analizuar. Jemi më të fuqishëm se ata, por është futboll, do të dalim në maksimumin tonë, do ta demonstrojmë në fushë pse jemi favoritë”.

Ndeshja do të zhvillohet nesër duke filluar nga ora 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *