Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Bardhi, nisi romancë me Sara Gjordenin gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”.
Pas daljes nga shtëpia e famshme, dyshja kanë vijuar njohjen dhe afrimitetin, duke u bërë të pandarë, raporton Indeksonline.
Bardhi doli nga shtëpia për të qëndruar pranë nënës së tij, e cila kishte probleme shëndetësore, sakaq nuk u bë shumë aktiv në rrjete sociale.
Megjithatë, Sara i mbante ndjekësit të përditësuar lidhur me rutinën e çiftit.
Pasi mori kohën që iu desh, Bardhi iu kërkoi falje ndjekësve.
“Bardhi përsëri me ju. Ju kërkoj falje, por pata nevojë për pak kohë pushim. Faleminderit të gjithëve për gjithë përkrahjen dhe pozitivitetin. Ju dua shumë” shkruajti Bardhi në “Instagram Story”.
Pikën këtij rikthimi ia vuri me një dedikim të veçantë për Sarën në fund.
“E ti Sara Gjordeni, ti je arsyeja pse marr fryme!” shkruajri Bardhi.