Shqipëria kërkon mbështetje, shet biletat edhe pranë stadiumit “Ennio Tardini”

Kombëtarja e Shqipërisë nesër luan ndeshjen e parë miqësore gjatë këtij viti, ku si kundërshtar do ta ketë Kilin.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të interesuarit për ta parë këtë ndeshje se mund t’i blejnë biletat edhe pranë stadiumit “Ennio Tardini”, shkruan Indeksonline

“Biletat e miqësores së 22 marsit do të shiten edhe në biletaritë fizike pranë stadiumit “Ennio Tardini”.

“Shitja nis të enjten prej orës 15:00, deri ditën e ndeshjes në orën 20:30”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

Kujtojmë që kjo ndeshje miqësore zhvillohet nesër (22 mars) dhe si kundërshtar do të jetë Kili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *