Kapiteni, Amir Rrahmani dhe portieri i Burnleyt, Aro Muric kanë filluar stërvitjet me Kombëtaren e Kosovës.
Dyshja sot ishin të pranishëm në kampin “Dardanë” dhe filluan stërvitjet e para para dy ndeshjeve miqësore gjatë këtij muaji.
Rrahmani vjen pas një barazimi me Interin në Serie A, kurse Aro Muric debutoi për herë të parë në Premier League me Burnleyn dhe bëri një paraqitje fantastike.
Kombëtarja e Kosovës me trajnerin, Franco Foda do t’i luajë dy miqësore gjatë këtij muaji, ndaj Armenisë më 22 mars dhe ndaj Hungarisë më 26 mars./