Rita Ora flet për të kaluarën e saj romantike: Isha gjithmonë e pakënaqur

Artistja e njohur, Rita Ora ka folur për historinë e saj të kaluara romantike dhe ka pranuar se ishte gjithmonë e pakënaqur nga marrëdhëniet derisa takoi burrin e saj.

33 vjeçarja u martua me regjisorin, Taika Waititi në një ceremoni sekrete në gusht të vitit 2022.

Pas disa vitesh që nuk ishte në marrëdhënien e duhur, Rita u shpreh se kur u bashkua me Taika, e ndjeu se ky është i duhuri.

“Unë isha e mërzitur gjatë gjithë kohës. Doja të ndihesha zgjuar dhe truri im të ishte i ndezur”, është shprehur ajo.

Ndërkaq, Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars të vitit 2021, përpara se të dilnin publikisht me romancën e tyre atë gusht.

Para lidhjes së tyre romantike, Rita dhe Taika ishin miq të ngushtë për pesë vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *