Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Milloshevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sipas saj, në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete.
“Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur nje aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasjoë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Njësiti i trafikut rajonal është duke u marr me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.