Gjuha shqipe, gjuha e huaj më e folur në Zvicër – pas anglishtes

Janë mbi 292,700 njerëz në popullsinë e përhershme që shqipen e kanë si gjuhë të parë, ose rreth 500 më shumë se ata me gjuhë portugeze.

Një studim i ri i Entit Federal të Statistikave ka treguar se për herë të parë në më shumë se dhjetë vjet, më shumë njerëz në Zvicër flasin shqip sesa portugalisht.

Për vite, portugalishtja ishte gjuha e huaj më e folur në Zvicër pas anglishtes. Në shifra absolute për herë të parë në vitin 2022 më shumë njerëz në këtë vend flisnin gjuhën shqipe sesa portugalishten si gjuhën e tyre kryesore.

Janë në mënyrë eksplicite mbi 292,700 njerëz në popullsinë rezidente të përhershme që shqipen e kanë si gjuhë të parë. Në përqindje, shqipja dhe portugalishtja dalin pothuaj njësoj: tüe dy gjuhët fliten nga 3.4 për qind të popullatës. Por në numra specifikë, rezulton se ndërkohë që shqipen e flasin 292,700 njerëz , portugalishtja flitet nga 292,219 njerëz ose 500 më pak.

Kur krahasojmë vendet, shqipja flitet veçanërisht gjerësisht në Cyrih, Winterthur, Bazel dhe St. Gallen. Në vendin e tretë ndër gjuhët e huaja më të folura në mbarë vendin në vitin 2022 ishte ajo portugeze, e ndjekur nga spanjishtja dhe serbishtja ose kroatishtja.

Ndërkaq, Cyrihu ka numrin më të madh të njerëzve që flasin një gjuhë të huaj në terma absolute. Megjithatë, në përqindje situata duket ndryshe. Kantonet e Gjenevës, Basel-Stadt dhe Zug janë kryesuesit, pasi më shumë se një në tre njerëz flet anglisht ose një gjuhë tjetër, shkruan swissinfo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *