Trajneri Franko Foda ka zhvilluar konferencën e parë si përzgjedhës i ri i kombëtares së Kosovës.
Kosova i zhvillon dy ndeshje përgjatë këtij muaji, ndaj Armenisë dhe Hungarisë, të dyja si mysafir.
Foda do të ketë mundësinë që në këto dy ndeshje jo kompetitive të ‘eksperimentojë’ për formacionin titullar dhe lojtarëve që duhet t’i jepen minuta, shkruan Sinjali Sporti.
Teksa foli për listën e të ftuarve, ai tregoi se pse mungon sulmuesi i Rapid Buchurestit, Ermal Krasniqi në grumbullimin e tij.
Ai tha se gjatë këtyre muajve ka udhëtuar vazhdimisht për të shikuar ndeshjet e lojtarëve të Kosovës, dhe lojtarët e ftuar e kanë bindur se e meritojnë të jenë pjesë e grumbullimit, prandaj edhe janë të ftuar.
“E kemi pasur një grup prej 40 deri në 50 lojtarë, por ne jemi përcaktuar për këta lojtarë të cilët neve na kanë magjepsur më shumë, gjithsesi secili prej këtyre lojtarëve duhet me tregu vetën në anët më të mira, gjithashtu dyert kanë për të qenë të hapura për çdo lojtarë, dhe secili lojtarë ka me pas mundësinë ta tregojë vetën dhe me marr pjesë në lojë, mirëpo dëshirojmë këtyre lojtarëve që i kemi përzgjedhur tash të ju japim mundësinë me tregu vetën në këtë lojë, mirëpo në të ardhmen, në ndeshjet e ardhshme kemi me i përcjellë vazhdimisht lojtarët. Për neve është shumë me rëndësi me u përgatit gjatë këtyre lojërave që i kemi tash, po ashtu edhe verës dhe me i zgjedh lojtarët më të mirë”, tha Foda.
“Dardanët”, përballen me Armeninë më 22 mars, ndërsa katër ditë më vonë do të luajnë kundër Hungarisë