Institucioni më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës ka “rrëshqitur” në një votim të dyshimtë, me anë të të cilit miratoi në parim një projektligj shumë të rëndësishëm.
Gjithçka ka ndodhur në seancën e së enjtës, ku në rend dite mes shumë projektligjesh ishte edhe ai për Tekstet Shkollore. Dilemat u ngritën pasi që vet Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas votimit ra në konfuzion se a kishte vota të mjaftueshme apo jo.
“A jeni të sigurt që këto janë votat, nuk e di.Vetëm për qështje korrektësie, a mund të më tregoni nga mazhoranca, kështu vetëm për informatën time, kush nuk ka marrë pjesë fare në votim nga mazhoranca…jo sepse atëhere nuk është numri i saktë që 62 vota janë për” deklaroi Konjfuca.
Megjithë dilemat që vet kryeparlamentari ngrit dhe pyetjen që u bëri deputetëve të mazhorancës, ai nuk mori një përgjigje nga ta. Pavarëisht kësaj, Konjufca mori një vendim që projektligjin në fjalë ta konsideroj të votuar. “Mirë, nese nuk po tregoni pra cilët, 62 vota për, 1 apstenim, ka kaluar projektligji për tekstet. Parlamenti i miraton këtë projektligj”, tha Konjufca. Në fakt dilemat e që i pati Konjufca, konfirmohen edhe nga video që shfaqë momentin e votimit të deputetëve për këtë projektligj në seancë plenare.
Siç shihet edhe në pamje që ofron vet Kuvendi, ekziston konfuzion i madh nëse në të vërtetë kanë marrë pjesë në votim mbi 60 deputetë. Dilemat edhe më shumë për këtë çështje i ka ngritur edhe një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Bëhejt fjalë për Visar Korenicën, që në “Debat Plus” deklaroi se ky projektligj nuk mund të konsiderohet i votuar, pasi që sipas tij në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë.
“Sipas asaj që unë di përmbrenda nuk ka kalu. Janë përmend 62 vota sepse kemi problem me sistemin elektronik të votimit. Sipas numrit te votave duhet të janë 60 qe kanë marrë pjesë në votim, mbetet me u verifiku me adminisratën e kuvendit, kanë ndodhë raste të tilla për shkak të teknikës nuk janë numëru votat si duhet” ka thënë Korencia.
Sipas tij këto telashe po ndodhin për shkak të mosfunksionimit të sistemit elektronik të veotimit. Ndërkohë, në lidhje me gjithë këtë situatë konfuze të krijuar Indeksonline ka kërkuar sqarime nga Kuvendi i Kosovës. Por, deri në momentin e publikimit të këtij teksti, Kuvendi ka qëndruar i heshtur përpabllë këtyre dyshimeve të mëdha, për mungesë kuorumi në momentin e votimit të projektligjit të lartcekur.