Paris Hilton kujton të kaluarën dhe poston një foto të vjetër

Paris Hilton, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram të shtunën më 16 mars.

Ajo ka postuar disa foto të saj nga e kaluara, ku pozon në momente dhe faza të ndryshme, herë vetëm, herë me miqtë.

“Mendim i diskutueshëm: Xhinset e ulëta duhet të rikthehen,” ka shkruar ajo në postimin e saj.

Në fotot që ka publikuar Hilton publikon daljet e saj të mbrëmjes, ndërsa në disa prej tyre pozon me motrën e saj, Nickin. Në fund të fundit, e kaluara e saj dhe jeta e natës dhe argëtimit është e njohur.

Paris Hilton ishte një nga personalitetet më të famshme të Hollivudit në vitet 2000 dhe shpesh shihej në festa, klube dhe ngjarje të showbizit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *