Ismet Munishi për futbollin anglez: “Dikush lun në kampionat, dikush në Kupë, dikush turnir t’Bajramit. Angli mo”
Emisioni sportiv “Favorit” në T7 ishte mjaft dinamik mbrëmë, me tema të shumta që u prekën në mbi 2 orë e gjysmë emision.
Prej temave që u diskutuan ishte edhe lista e Kombëtares shqiptare, ku u lanë jashtë për miqësoret e marsit dy futbollistët kosovarë, Mirlind Daku e Arbnor Muja, ndërsa u ftuar për herë të parë Arbër Hoxha, shkruan “Gazeta Express”.
E në ndërkohë, u fol edhe për Armando Brojën dhe për yjet tjerë të Kombëtares.
Sipas analistit të “Favoritit”, në Angli është e vështirë ta dish nëse një lojtar po luan apo jo pasi s’mund t’i përcjellësh krejt ndeshjet duke e pasur parasysh dinamikën e futbollit anglez dhe orarin e ngjeshur atje.
“Në Angli nuk mujna me marr vesh se ata lujnë çdo dy ditë. Në Angli lujnë shpesh o vllau i jem, s’ka qe i përcjell ata. Aty në Angli as se din se cila Kupë osht. Dikush lujke në kampionat, dikush në kupë, dikush në turnir të Bajramit, Angli mo”, deklaroi “Munishi” në “Favorit”.