Në Kosovë sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i ngrohtë në pjesën e parë të ditës dhe në mesdite kur priten rritje të ndjeshme të temperaturave dhe intervale kohore me diell.
Pasdite, ose në mbrëmje dhe gjatë natës shtim i konsiderueshëm i vranësirave dhe destabilizim i atmosferës.
Sipas Prishtina Weather, temperaturat gjatë ditës do të shkojnë deri në 16C e 17C.
Kurse të martën do të ketë rënie temperaturash e shi. Nga e mërkura më shumë diell. Temperaturat në rritje.