Në Qendrën e Mjekësisë Familjare te Qafa në Prishtinë, raportohet se ka fluks të madh të pacientëve, shkruan Gazeta Neutral.
Burimet e Neutral bëjnë të ditur se pritjet janë të gjata nga 40 minuta deri në 1 orë.
“Për një infuzion kam prit deri në 1 orë se s’kish shtretër të lirë”, thotë ky burim.
I njëjti shton se theksohet edhe mungesa e barnave.